Këtë të martë në “Studio 24” me Ola Bruko, në News24, u diskutua për zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te situata në Partinë Demokratike.

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji tha se është e qartë që shoqëria do që PD të jetë fituese. Ai nënvizoi gjithashtu se një PD e fortë, do të “shkundte” themelet me skandalet 50 milion euro që kanë ndodhur, duke iu referuar aferave të Belinda Ballukut.

“Ka raste kur SPAK ka pasur sukses ashtu si ka raste kur është tejkaluar ligji. Apo edhe të përdorimit politik me raste të caktuara. Përgjegjësi për humbjen e PD? Këtë duhet ta nxjerrë analiza dhe takimet që do kemi me qytetarët. Nuk dua të hyj në asnjë emër. I kam të gjithë kolegë. Në çdo rast kemi faj edhe ne. Unë gjatë gjithë kohës bëj takime. Ndalesa e radhës do të jetë në varësi të kërkesave…Nëse një qytetar ka pasur një shqetësim unë kam shkuar dhe i kam dhënë zë kur kam qenë deputet. Kur një demokrat ka shqetësim, unë do jem aty…Statuti nxit takimet, nuk thotë mos tako demokratët…Takimet do t’i vazhdoj dhe do marr mendimet e demokratëve…Partia Demokratike duhet të hapet”, tha Salianji.

Pjesë nga biseda në studio:

Politologu Ermal Hasimja: Meritokracia dhe hapja janë pak në kundërshtim me njëra tjetrën. Nga njëra anë duhet hapje e PD nga ana tjetër është vetë sistemi i brendshëm që nuk lejon. Një pjesë e militantëve kanë edhe interesa personale. Pra si mund të injektosh “gjak të ri” brenda në PD kur është kjo mendësi?

Ervin Salianji: Unë them që duhet të vendosim disa indikatorë, sondazhi, aktiviteti, mund të ketë kuota…Unë nuk kam parë demokrat që të mos e ketë mirëpritur, qasjen për të pasur profile që frymëzojnë përtej PD. A ka njerëz që shqetësohen, po, por ata janë më pak se qindra mijëra njerëz…PD duhet të ketë mekanizma që të tejkalojë vullnetet personale të individëve. Por nuk dihet rregulli për t’u bërë deputet në PD. Ka pasur pakënaqësi sepse nuk ka pasur kritere të përcaktuara qartë. Shoqëria e do që PD të jetë fituese. Një PD e fortë i shkundte themelet me skandalet 50 milion euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: