TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha pas takimit në Fier. Rama shkruan se njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman. Ai publikon një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një tjetër nga vaksinimi i të moshuarve në sheshin “Skënderbej”.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë?
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë?”, shkruan Rama.

Screenshot 2
Rama

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: