Tensionet u midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe shefes së politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas janë rritur gjatë takimit të G7-ës , teksa po diskutohej për Rusinë dhe përfundimin e luftës në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.
Kaia Kallas, drejtuar Marco Rubios e pyet se kur SHBA-të do të mbanin një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë. Kjo mesa duket ka sjellë edhe një tension mes tyre.
Konkretisht, gjatë një diskutimi mbi Ukrainën, Kallas kritikoi SHBA-në për mos ushtrimin e më shumë presionit mbi Moskën
Gjithashtu Kallas thuhet se vuri në dukje se Marco Rubio kishte deklaruar në të njëjtin forum një vit më parë se nëse Rusia do të pengonte përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, atëherë kjo do të shteronte durimin amerikan dhe do të merreshin masa të mëtejshme kundër Kremlinit.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp me gazetarët pas takimit të G7, Rubio mohoi se kishte pasur ndonjë tension apo kritikë.
“Këto takime shpesh kanë të bëjnë me falënderimin e Shteteve të Bashkuara për rolin që kemi luajtur dhe vlerësimin e rolit që kemi provuar të luajmë si ndërmjetës në këtë luftë midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Rubio.
Udhëheqësit evropianë kanë qenë të shqetësuar prej muajsh në lidhje me bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të midis Ukrainës dhe Rusisë. Lufta në Iran ka rritur shqetësimet në Evropë, veçanërisht pasi SHBA-të dhanë përjashtime për të lejuar shitjen e naftës ruse, e cila tani po shitet me çmime gjithnjë e më të larta.
