“Në takimin me G7 “të gjithë nënvizuan se objektivi është fundi i luftës dhe unë nënvizova rëndësinë e marrëveshjes jetike për mineralet, e cila shpresojmë se do të nënshkruhet shumë shpejt”.

Kështu ka shkruar Donald Trump e shkroi këtë në Truth, duke kujtuar gjithashtu se ai “po diskuton seriozisht me presidentin rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës dhe bisedimet po përparojnë shumë mirë!”.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina së shpejti do të pajtohen për një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës, pasi u takua me liderët e tjerë të Grupit të Shtatë në një seancë virtuale në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb