Deputeti demokrat Flamur Noka, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ndërsa komentoi takimin e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, pak ditë më parë, tha se salla ishte e mbushur me qytetarë që shkuan atje nga Shqipëria.

Sipas Nokës, synimi i kryeministrit Rama ishte të bënte aheng përpara zyrtarëve të shtetit grek.

“Nga të gjithë ata që ishin në sallë, asnjëri nuk ishte emigrant. Të gjithë ishin administratë publike që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe që shkuan atje për ahengun e kryeministrit sepse kryeministri vdiste të bënte aheng dhe ta shihte kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që po bën aheng dhe po tund flamurin shqiptar.

Të gjithë ju atë ditë quheshit emigrantë. Edhe Elisa atë ditë konsideroj si emigrante. Ju foli administratës së qeverisë tuaj por i trajtoi si emigrantë. Aty nuk pa askush emigrant. Nuk ka fyerje me të madhe se kjo që bëni ju.

Ju po thoni se ata që i përzuri qeveria e Edi Ramës, banda e hajdutëve që rri këtu mbrapa meje, dhe që ia pamundësuan jetën në Shqipëri, ata tashmë paskan ndërruar sipas Edi Ramës dhe sipas bandës së tij dhe qenkan sëmurur me sindromën e Stokholmit dhe qenkan dashuruar me persekutuesin e tyre që ka emrin Edi Rama.

A ka cinizëm dhe poshtërsi më të madhe që të guxosh dhe të artikulosh diçka të tillë?”,tha Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Rithemelimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: