Anëtarja e FRPD, Valbona Mhilli u shpreh nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Shkodrës se ndryshimin në këtë parti nuk mund ta bëjnë figurat e lodhura.
Ajo tha se PD nuk mund të riformatohet pa meritokraci, transparencë dhe guxim moral.
“Sot më shumë se kurrë kjo parti ka nevojë për energji të cilën ne të rinjtë mund t’ia japim. Situata e vendit është e rëndë, një shtet që po bie çdo ditë nën pushtetin e krimit dhe interesave të paligjshme. Institucionet janë dobësuar, besimi i qytetarëve është thyer dhe shpresa është zbehur”, tha ajo.
Aktiviste e FRPD-së prej vitesh, Mhilli tha se “nuk jemi mbledhur për të fshehur disa të vërteta nga PD, por për ta thënë me guxim, PD po kalon një periudhë të vështirë me probleme të thella strukturore, organizative dhe besimi”.
“Ndryshimin duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, nuk e bëjnë dot ata që janë lodhur por ata të cilët ende besojnë, kanë ende shpresë dhe që ende e duan PD-në. Detyra jonë është ta ngremë PD-në nga baza. Le të jemi ne brezi që nuk u dorëzua kurrë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, le ta sjellim atë së bashku me PD-në”, vijoi ajo.
Valbona Mhilli: PD nuk mund të riformatohet pa meritokraci, transparencë dhe guxim moral. Sot më shumë se kurrë kjo parti ka nevojë për energji të cilën ne të rinjtë mund t’ia japim. Situata e vendit është e rëndë, një shtet që po bie çdo ditë nën pushtetin e krimit dhe interesave të paligjshme. Institucionet janë dobësuar, besimi i qytetarëve është thyer dhe shpresa është zbehur. Ne nuk duhet të heshtim, por të denoncojmë çdo padrejtësi dhe lidhje të qeverisë me krimin. Jemi këtu për të qëndruar përballë kësaj qeverie dhe për ta larguar sa më parë nga pushteti, për t’i dhënë vendit një alternativë të ndershme dhe demokratike. Dua t’iu drejtohem të rinjve të FRPD, e në veçanti atyre të rinjve si puna që si sot e shumë vite më parë erdha si një vajzë shumë e vogël në PD.
Me shumë prej jush njihemi, kemi bërë beteja të mëdha, keni ardhur drejt Tiranës pa menduar nëse do të ktheheshit në shtëpi, kemi përfunduar edhe në komisariate të dënuar dhe persekutuar nga kjo qeveri. Nuk jemi mbledhur për të fshehur disa të vërteta nga PD, por për ta thënë me guxim, PD po kalon një periudhë të vështirë me probleme të thella strukturore, organizative dhe besimi.
Ndryshimin duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, nuk e bëjnë dot ata që janë lodhur por ata të cilët ende besojnë, kanë ende shpresë dhe që ende e duan PD-në. Detyra jonë është ta ngremë PD-në nga baza. Le të jemi ne brezi që nuk u dorëzua kurrë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, le ta sjellim atë së bashku me PD-në.
