Kryeministri Edi Rama ka pasur dje një takim të veçantë, ndërsa i ka dorëzuar personalisht kartën e re të anëtarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç. Kreu i qeverisë shkoi në shtëpinë e 100-vjeçares në Lushnjë dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda e kryeministrit në shtëpinë e të moshuarës në Lushnjë:
Rama: Ku e kemi atë socialisten numër 1? Të kam sjellë lule, u bëre 100 vjeç më 7 mars. Edhe 100 partisë tonë! Si je?
E moshuara: Shtyhem
Rama: Po të shtyheshin si ti kta të rinjtë, do bënin më shumë. Të kam sjellë edhe kartën e anëtarësisë dhe je numri 001, je e para
E moshuara: Faleminderit, të keni gjithmonë ndere kudo të jeni
Rama: E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ja jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb