Ish-deputeti Ervin Salianji reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke falënderuar demokratët që morën pjesë në takimin e sotëm në Lezhë.

Salianji e cilësoi takimin si madhështor, ndërsa theksoi se nuk do të ndalen në asnjë moment drejt rrugës për të bërë Partinë Demokratike fituese.

“Më mirënjohjen më të thellë për demokratët e Lezhës! Ishte madhështore!
Nuk do ndalim asnjë moment drejt rrugës pa kthim për ta bërë PARTINË DEMOKRATIKE FITUESE, FITUESE, FITUESE”, shkroi Salianji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb