TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me zv.ndihmës sekretarin amerikan, Mathew Palmer. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i Shtetit e cilëson takimin të hapur dhe miqësor.

Presidenti Meta shprehet se takimi me Palmer është zhvilluar në kuadër të situatës së vështirë politiike në vend.

“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”-shkruan Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb