Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X pas raportimit për takimin e saj me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Në mesazhin e saj, Guilfoyle theksoi rëndësinë e vizitës dhe marrëveshjes së arritur në fushën e energjisë: “Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe t’i bashkohesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.”
I was honored to travel to Tirana to advance @POTUS’ energy agenda and join PM @ediramaal to participate in a signing ceremony of a historic deal between Albania, Venture Global and Aktor LNG USA on a 20-year U.S. LNG agreement. This $6B commitment strengthens energy security—and…
— Ambassador Kimberly Guilfoyle (@USAmbassadorGR) April 28, 2026
Ajo bëri të ditur se marrëveshja, e cila kap vlerën e 6 miliardë dollarëve, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në të gjithë rajonin. “Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike, dhe sigurinë kombëtare, në të gjithë rajonin,” u shpreh ajo.
Ambasadorja vlerësoi gjithashtu kontributin e zyrtarëve amerikanë në këtë iniciativë, duke përmendur punën e Doug Burgum dhe Chris Wright, si dhe të Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik.
Në përfundim, Guilfoyle theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal: “Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.”
