Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alihemeti ishte sot i ftuar në News24, ku në një bisedë në studio me Ina Qirjon ka bërë një analizë të situatës politike.
Ai ka vlerësuar se mashoranca po përdor pushtetin për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe kontretisht nga SPAK. Sa i përket situatës brenda PD, Alimehmeti u shpreh se partia ishte e përgjumur dhe zgjimi i saj u arrit falë takimeve të zhvilluara nga Ervin Salianji.

“Qeverisemi nga njerëz që nuk na qeverisin dot, efektet janë sot në sytë e të gjithëve. Syrin e kanë vetëm të merren me fondet publike dhe jo të na qeverisin. Shqipërisë duhet t’i gjejmë një zgjidhje, ndodhet në një emergjencë kombëtare.
Çdo takim opozitar ka vlerën e vet, ka vlerë edhe çdo takim me partitë e tjera, sa kohë kemi një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë, çdo organizim ka vlerë.
Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Kjo është për mua ajo që duhet të bëjë gjithkush që merret me politikë. Nëse emëruesi i përbashkët është i njejtë nuk ka pse të ketë probleme. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët.
E vërteta është që kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, çka u arrit. U arrit të shkohej në bazë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb