Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të  kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Nikitas M. Kaklamanis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Spiropali e falenderoi Kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin europian.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb