Sekretari amerikan i Shtetit, Anton Blinken tha se mbështetja politike dhe materiale e Kinës për Rusinë, shkon kundër interesave të SHBA-ve.

Deklarata e Blinken vjen pas takimit të dy liderëve, presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping.

Ai tha se aksionet në Ukrainë “shkojnë shumë përtej” atij vendi dhe ka të ngjarë të “kanë një ndikim të thellë” në Azi.

Kina po shikon atë që ndodh në Ukrainë “me shumë kujdes” dhe do të nxjerrë mësime nga mënyra se si bota “i qëndron përballë agresionit rus”, shtoi ai.

Megjithatë, ai tha se nuk kishte parë asnjë provë që Kina i ofronte Rusisë armë vdekjeprurëse për luftën në Ukrainë.

Rusia ka filluar të ashtuquajturën ‘operacion ushtarak’ ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb