Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të  takohen më 29 dhjetor, sipas mediave ndërkombëtare. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë për planin e dytë për situatën në Gaza.

Netanyahu do të niset nga Izraeli për në Miami më 28 dhjetor , për t’u takuar të nesërmen me Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë në resortin e presidentit amerikan Mar-a-Lago , sipas informacionit të dhënë nga zyra e kryeministrit izraelit.

Për vizitën e tij të dytë radhazi në Shtetet e Bashkuara, Netanyahu nuk do të lejojë gazetarët në aeroplanin e tij.
Vizita vjen ndërsa administrata Trump po përpiqet të nisë fazën e dytë të planit të Shtëpisë së Bardhë për Gazën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: