Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar samitin e mbajtur në Alaska mes Trump dhe Putin, duke e quajtur takimin historik.

Sipas Berishës, nënkupton se samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.

Postimi i Berishës:

Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit, me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ishte historik për këtë kohë lufte.

Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin. Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb