Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu, ka publikuar një mesazh mobilizues në rrjetet sociale në prag të përmbylljes së fushatës elektorale.
Ai thekson se në ditët e mbetura është në terren për të takuar çdo qytetar dhe për të bashkuar çdo forcë kundër, atyre që quan, hajdutët më të mëdhenj që ka njohur historia e vendit”.
Balliu u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për numrin 1 në fletën e votimit, duke thënë se kjo është votë për Shqipërinë dhe për ndryshimin.
Postimi i kandidatit për deputet të PD në Tiranë:
Takojmë çdo qytetar 🫂 në këto pak ditë që kanë mbetur për të bashkuar çdo forcë në shpëtimin e vendin nga kthetrat e hajdutëve më të mëdhenj që ka njohur historia.
🗳️ Në 11 Maj vota për numrin 1️⃣ është votë për Shqipërinë🇦🇱.
