Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Listës Serbe.
Në një deklaratë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se qeveria nuk do t’u dorëzohet shantazheve.

“Ky vend e ka vetëm një sovran, e ai është qytetari i Kosovës. Nëse dikush tenton me minimalizuar qenien e shtetit tonë, karrigia s’na intereson. E bartim vendimmarrjen te sovrani. S’mundet askush me na kushtëzuar, e shantazhuar. Asnjë ditë s’mund ta shtantazhojnë as PDK-në, e besoj as partnerët tanë të koalicionit e kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Veseli.

Kujtojmë se Lista Serbe kërcënoi me votim të mosbesimit ndaj qeverisë pas vendosjes së taksës doganore prej 10% ndaj produkteve serbe e boshnjake që hyjnë në territorin e Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb