Seanca plenare e radhës në Kuvend është shoqëruar me tone të ngritura, teksa deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, akuzoi qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike dhe mungesë transparence në investimet shtetërore.
Në fjalën e tij në Kuvend, Nallbati u ndal te projektet në të cilat, sipas tij, po shpenzohen shuma marramendëse pa llogaridhënie, duke iu referuar tunelit të Llogarasë dhe vjedhjeve të kryera nga zëvendës ministrja e pezulluar me vendim të GJKKO, Belinda Balluku.
Ai akuzoi mazhorancën se është kthyer në “skllavo-pronarë” të administrimit të fondeve publike dhe paralajmëroi se mungesa e transparencës do të ketë reagim social.
Bledion Nallbati: Kush jeni ju more që merrni taksat e shqiptarëve dhe i çoni në vrimat që hap Belinda lart e poshtë me shifra marramendëse. Kjo nuk janë paratë tuaja. Jeni kthyer në skllavo-pronarë. Janë paratë e qytetarëve nuk janë për vrimat e Belindës dhe keni detyrim t’ua ktheni qytetarëve. Vijoni që për karriget bëni atë që keni bërë që nga dita 1, por mos harroni që të gjithë këtu do të vini tha ai, Belinda, Palloshi dhe të gjithë ata që i shërbejnë interesave të tyre.
Të gjithë do të ikni një ditë nga kjo karrigeve dhe do shkoni te vendi.
