Taksistët në Shkodër kanë protestuar sot kundër informalitetit. Ata thonë se po dëmtohen ekonomikisht nga taksitë në të zezë ndërsa sipas tyre institucionet heshtin.

Ata kërkojnë zgjidhje pasi në të kundërt do dalin dhe ata të punojnë në informalitet pasi nuk mund të përballojnë taksa dhe shërbimet ndaj mjeteve.

“Transporti publik, shërbimi taksi ka shumë probleme. I pari është informaliteti, mjete që operojnë pa licencë, pa dokumentet përkatëse. Është i vetmi qytet që veprojnë makinat që shërbejnë taksi pa dokumente. Kjo diçka skandaloze. Qendra është e mbushur me mjete që bëjnë transportin pa licencë.
I dyti është informaliteti brenda llojit. Ka shumë taksistë që nuk paguajnë sigurimet shoqërore. I jemi drejtuar bashkisë, nuk kemi marrë zgjidhje. Po ashtu kemi shkuar dhe te drejtoria rajonale e Tatimeve dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi bërë kërkesë për takim me drejtorin e policisë, nuk kemi marrë përgjigje. Kjo gjë na dëmton shumë, sepse është konkurrencë e pandershme. Paguajmë mbi 2 mln lekë taksa. Falënderoj kryetarin për vendet që na ka siguruar për shërbimin taksi, por ato vende zihen nga makina që nuk japin këtë shërbim”, tha një prej taksistëve.

“Ja ku i keni, informaliteti këtu në mes të Shkodrës. Ne i paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë shtetit shqiptar. Ata shtojnë taksa, ne pa punë këtu. Në qoftë se shteti e sheh këtë problem, në të kundërt do t’i dorëzojmë dhe ne e do dalim të punojmë si ata. Ne shkojmë me 5-6 mijë lekë në ditë. Asnjë nuk na kthen përgjigje”, u shpreh një tjetër.

“Jemi duke hequr keq shumë. Vjen data të paguajmë 320 mijë lekë dhe nuk kemi me çfarë. Dal në 7 të mëngjesit e kthehemi në mbrëmje me 12 mijë lekë xhiro. A do jetojmë, do mbajmë makinat apo do paguajmë letrat. Të na thonë”, tha një prej taksistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: