Gazetari Osman Stafa i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur për një skenar të mundshëm të Partisë Socialiste për të shtyrë apo sabotuar mbledhjen e nesërme të Këshillit të Mandateve që do të diskutojë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
PS kërkoi pas tensioneve të sotme në Kuvend përjashtimin e 29 deputetëve demokratë, mes të cilëve edhe anëtarë të Këshillit të Mandateve.
Ai zbuloi se mbledhja e Komisionit të Etikës do të mbahet në orën 9:00, ndërsa ajo e Këshillit të Mandateve vetëm një orë më pas.
Sipas tij mund të ketë një skenar për përjashtimin e deputetëve të opozitës, në mënyrë që të mos marrin pjesë në mbledhjen e mëvonshme, por theksoi se gjithçka do të zbulohet ditën e nesërme.
