Talibanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, ku në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul.

Të dielën militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.

Mandej ata morën bastionin verior të qeverisë së Mazar-i-Sharif. Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.

Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin.

Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Të dielën në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Presidenti Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të përshkallëzuar tërheqjen e SHBA nga Afganistani, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb