Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.

“Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC.

Ky vendim vjen fill pas talebanët morën kontrollin e vendit dhe duket se Banka Botërore nuk do t’i besojë asnjë projekt talebanëve.

Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA ngriu asestet bankës qëndrore të Afganistanit.

Veprimi i fundit i Bankës Botërore duket se ësthë një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit që pritet ta drejtojnë talebanët, por duke përfshirë edhe figura të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb