Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg shprehu sot mbështetjen për qeverinë afgane.

Në një takim me ambasadorët e vendeve të Aleancës në Bruksel, pas vendimit të Uashingtonit dhe Londrës që të largohen nga vendi Stoltenberg tha se NATO është e shqetësuar për dhunën e talebanëve.

“Aleatët e NATO -s janë thellësisht të shqetësuar për nivelet e larta të dhunës që po kryhen nga operacioni i talebanëve , veçanërisht sulmet ndaj civilëve, vrasjet e synuara dhe raportet e abuzimeve të tjera serioze të të drejtave të njeriut. Talibanët duhet të kuptojnë se ata nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombëtare nëse e marrin vendin me forcë”- tha Stoltenberg.

Jens Stoltenberg shtoi se NATO mbetet e përkushtuar për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit.

“Qëllimi ynë është të mbështesim qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë sa më shumë që të jetë e mundur. Siguria e personelit tonë është parësore. NATO do të mbajë praninë tonë diplomatike në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas kërkesës. Ne vazhdojmë të vlerësojmë zhvillimet në terren dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet afgane dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare,” shtoi ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: