Një shtetas amerikan i mbajtur i burgosur nga talibanët në Afganistan për nëntë muaj është liruar pas negociatave të ndërmjetësuara nga Katari, sipas zyrtarëve.

Personi në fjalë i identifikuar si Amir Amiry, është amerikani i pestë që lirohet nga ndalimi në Afganistan gjatë këtij viti. Ai po kthehej për në SHBA ditën e dielë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, falënderoi Katarin për “përpjekjet e palodhura diplomatike”, të cilat, sipas tij, ishin vendimtare për lirimin e zotit Amiry.

Arsyeja e ndalimit të Amiry mbetet e paqartë. Rubio deklaroi se ai ishte “ndaluar padrejtësisht”.

Talibanet

Rubio shtoi se ka edhe amerikanë të tjerë që mbahen padrejtësisht të burgosur nga Talibanët, dhe sipas tij, administrata Trump po punon për lirimin e tyre.

Sipas burimeve, negociatat për lirimin e Amiry filluan në mars, kur u organizua një takim mes tij dhe emisarit amerikan për pengjet, Adam Boehler.

Marrëveshja u finalizua këtë fundjavë që lamë pas, ku u vendos dhe lirimi i tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb