Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në New York, aktualisht i burgosur – në zyrën e kreut të qeverisë Edi Rama, në Kryeministri. Dyshohet se ky takim ka ndodhur në datën 9 shtator 2017.

Foto është publikuar nga ish-këshilltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos, disa orë pas ironisë së Ramës në Samitin e djeshëm për ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

George Papadopoulos
George Papadopoulos

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb