Pas Scout dhe Rumer, edhe motra Tallulah Willis është bërë një mbështetëse e lëvizjes Free the Nipple.
22 vjeçarja, vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis ka ndarë një foto toples në Instagram. Fotoja e fotografit Tyler Shields është pjesë e librit të saj të ri ‘Provocateur.
Free the Nipple, është një lëvizje kundër censurës së femrave nudo, duke u përpjekur të largojë tabunë për femrat e zhveshura në Amerikë, duke e bërë në mënyrë zbavitëse.
Projekti ka nisur në 2013, nëpër rrugët e Manhatanit dhe është mbështetur nga yje të tjerë si Miley Cyrus, Lena Dunham, Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski.
(da.xha/BalkanWeb)
