Taulant Xhaka do të ketë një tifoz special sonte në stadium për ndeshjen që Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve kundër Izrealit.

Është pikërisht babai i tij, Ragip Xhaka i cili në një intervistë për “super sport” ka deklaruar gjëra jo pak interesante.

Emocionet që ke?

Normal që emocionet janë nga të dyja anët. Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja në Zvicër apo Shqipëri. Jam shumë i lumtur që gjendem në Elbasan.

Ke qenë ti që ua ke ushqyer dashurinë djemve për futbollin? Ca mendimi ke për Shqipërinë?

Po, unë kam qenë, por ata kanë pasur talentin. Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panuçi.

Xhaka dhe Shaqiri. Ca mendimi ke për deklaratat në lidhje me shqiponjën?

Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar. Nuk duhet cilësuar si shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak kujdes.

Kush është pika jote e dobët, Taulanti apo Graniti?

Nuk mund t’ju përgjigjen. Nuk i dalloj. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam të voglin(Granitin), por edhe Taulantin… Nuk i ndaj dot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb