Humbja e tretë radhazi ndërlikon jashtëzakonisht shumë aventurën e Milan në Champions League, tani kuqezinjtë nuk kanë më asgjë në dorë, i duhet të fitojnë tre ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë në ndonjë kombinim fatsjellës. Ajo që djeg më shumë ishte pikërisht kjo humbje 1-0 ndaj Porto, në një ndeshje ku ekipit të Piolit i mungoi gjithçka, i mungoi shpirti i garës që e kishin ndaj Liverpool dhe Atletico, i mungojë kthjelltësia dhe forca për të reaguar.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

Sigurisht në këtë paraqitje ndikuan edhe disa mungesa të rëndësishme, si Theo dhe Diaz apo forma jo e mirë e dy sulmuesve kryesorë, Giroud dhe Ibrahimovic. Mund të kenë pakënaqësi edhe arbitrimin në këtë sfidë, mbi të gjitha për golin e realizuar nga Luiz Diaz në minutën e 65-të, ekspertë dhe jo vetëm mendojnë se ishte fall në sulm, por në total Milan nuk meritonte shumë nga kjo transfertë.

Diaz
Diaz

Situata ndërlikohet në Grupin B, me zero pikë në tre ndeshje, por trajneri Pioli vijon të besojë: “Normalisht duhet të besojmë por duhet thënë se në fushë do të jetë e vështirë. Kemi zero pikë, por ekipet e dyta janë në kuotën e 4 pikëve, nuk janë shumë larg. Ndaj Portos gabuam në mënyrën e lojës që zgjodhëm, tani të fokusohemi në kampionat dhe më pas të mendojmë me qetësi për Champions”, theksoi trajneri i Milan në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb