Aston Villa ka marrë vendimin përfundimtar për Marcus Rashford. Klubi nga Birminghami nuk do shfrytëzojë të drejtën për blerjen e kartonit të sulmuesit, me këtë të fundit që do rikthehet te Manchester United.
Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Marco Asensio, Marcus Rashford dhe Axel Disasi iu bashkuan Aston Villas në shkurt me marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit 2024/25.
Sulmuesi Rashford regjistroi 17 paraqitje me klubin dhe kontribuoi me nëntë gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë një dopietë në çerekfinalen e FA Cup ndaj Preston North End”, thuhet në njoftimin e Aston Villës.
