Mbrojtësi Albian Hajdari ka rinovuar kontratën me Hoffenheim. Lojtari dardan do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2031.

“Ndihem shumë mirë në Hoffenheim. Kur u transferova këtu gjatë verës, kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohej. Dua të vazhdoj të kontribuoj në këtë zhvillim pozitiv dhe suksesin e ekipit”, – tha ai. 22-vjeçari, në sezonin e parë me Hoffenheim ka luajtur 26 ndeshje. Futbollisti numëron 1 gol  dhe 1 asist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: