Thomas Frank nuk është më trajner i Tottenham. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vendimi është marrë, pas disfatës së pësuar së fundmi kundër Neëcastle.
“Klubi ka vendosur të bëjë një ndryshim në postin e trajnerit dhe Thomas Frank do të largohet. Thomas u emërua në qershor të 2025-ës dhe jemi përpjekur t’i japim kohën dhe suportin për të ndërtuar bashkë të ardhmen.
Megjithatë, rezultatet dhe paraqitja e skuadrës kanë bërë që klubi të arrijë në konkluzionin se është i nevojshëm një ndryshim. Gjatë gjithë periudhës në klub, Thomas ka pasur impenjim maksimal, duke dhënë gjithçka. Duam ta falënderojmë për kontributin dhe t’i urojmë suksese në të ardhmen”, – shkruan klubi.
