Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov ka kërcënuar kancelarin gjerman Olaf Scholz pas dorëzimit të tankeve të prodhimit gjerman “Leopard 2” në Ukrainë.

Ai është shprehur se forcat pushtuese ruse do të kthehen në Gjermani. “Ne do të kthehemi atje është territori ynë. Gjermania Lindore na përket ne”, ka thënë Kadyrov.

Më herët edhe presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një qëndrim të ashpër për faktin se tanket gjermane do të dërgoheshin në Ukrainë për të luftuar rusët, shkruan media greke.

Më tej lideri Çeçen ka thënë se tërheqja e trupave sovjetike nga territori i ish-Republikës Popullore Gjermane në vitet 1990 ishte një gabim.

“Ish-presidenti Mikhail Gorbachev, duhet të ishin ndëshkuar si ‘tradhtar’”, tha lideri çeçen 46-vjeçar, forcat e të cilit po luftojnë në Ukrainë.

Ai gjithashtu pohoi se nuk ka frikë nga një konfrontim i mundshëm me NATO-n ose një luftë e afërt bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb