TIRANE- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Itali, ka autorizuar ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) ditën e djeshme
Ministrja, Federica Guidi njoftoi se ky është veprimi i fundit në zbatimin e ndërtimit të TAP, i cili do të sjellë gazin e Azerbajxhanit nga Shah-Deniz në Evropë.
“Urdhri autorizon ndërtimin dhe funksionimin e tubacionit,” thuhet në deklaratën e MZHE-së së Italisë.
“Ajo miraton projektin dhe krijimin e shpejtë të infrastrukturës, duke përfshirë edhe një zgjidhje për çështjen e tjetërsimit të tokës. Ndërtimi i tubacionit do të fillojë 16 maj 2016 dhe duhet të përfundojë deri më 31 dhjetor, 2020″. thuhet ndër të tjera.
Projekti është i një rëndësie strategjike për Italinë, po ashtu edhe për Shqipërinë si dhe shtetet e tjera ku do të kalojë, pasi furnizimi me gaz do të sjellë një diversifikim të furnizimit me energji.
TAP ka për qëllim të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore. Gjatësia totale e tubacionit është rreth 870 kilometra.
Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në kapacitetin fillestar 2016. TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, duke pritur të zgjerohet në 20 miliardë metra kub në vit.
(ma.ar/BalkanWeb)
