Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për shitje droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Janë sekuestruar 250 gram lëndë narkotike kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISE
DVP Tiranë/Punë intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Target”.

Shisnin lëndë narkotike Kokainë, në lokalet e zonës së Komunës së Parisit, kapen në flagrancë me një sasi Kokaine dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Target”. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: