Lufta tregtare në SHBA ka filluar dhe efektet janë ndjerë menjëherë, duke përfshirë shumë sektorë. Tarifat reciproke tashmë janë vendosur, prej 10% për të gjithë nga 5 prilli, të cilat rriten në varësi të vendit nga 9 prilli.

Tarifat janë 20% për BE-në, ndërsa 25% për makinat e huaja, çeliku dhe alumini. Tregjet në kolaps, teksa aksionet janë mbyllur sot me -3.6%.

Dollari bie sërish, ndërsa ari shënon rekord të ri. Përgjigjet e para evropiane ndoshta do të jenë më 15 prill. Thuajse të gjithë liderët e vendeve evropaine kanë reaguar sot, por ajo që bie më shumë në sy është Meloni e Italisë, e cila nuk mbështet kundërpërgjigjen e Francës dhe Spanjës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb