Trump zbuloi për herë të parë planin e tij tarifor për partnerët më të vegjël tregtarë. “Së shpejti do të publikojmë një letër ku do të flasim për shumë vende që janë shumë më të vogla, ku mund të mos shkruash një letër individuale” – u tha Trump gazetarëve.

“Do të vendosim vetëm një tarifë për të gjithë ata”, dhe norma “ndoshta do të jetë pak mbi 10%”, shtoi ai.

“Nga më shumë se 150 vende, ne nuk po negociojmë me ta, sepse janë më të vogla. Ne nuk bëjmë shumë biznes me ta”, tha Trump ndërsa ishte ulur pranë Princit të Kurorës së Bahreinit në Zyrën Ovale.

Një marrëveshje me Indinë mund të jetë gjithashtu në prag. “Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Indinë. Ndërsa negociatat me Japoninë janë gjithashtu në vazhdim, ato ka të ngjarë të mbeten në normën prej 25%” – theksoi Trump, të njëjtën gjë që ai njoftoi javën e kaluar.

Trump tha gjithashtu të martën se SHBA-të do të imponojnë një Tarifë prej 19% për mallrat e importuara nga Indonezia, pasi dërgoi një mori letrash te partnerët tregtarë të SHBA-së javën e kaluar duke vendosur normat e interesit në 25% deri në 50%, duke filluar nga 1 gushti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb