Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë javë si të një epoke të re që sapo ka nisur.
Edhe pse i izoluar në burg, Meta është aktiv në këto zgjedhje, duke shkruar se fjala fitore tashmë gjëmon kudo.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
“Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo.
Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.
Fundjava plot energji në Partinë e Lirisë ishte dëshmi e vrullit të pandalshëm për fitore.
Java e Epokës ka nisur.
Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon!
Çdo orë dhe minutë të përkushtuar në rrugën drejt fitores, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë
(BalkanWeb)
