Dihej prej ditësh, por tashmë e gjitha është zyrtare: Simone Izaghi do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.

Tekniku italian vjen nga disa sezone mjaft të mira me ekipin e Lazios, e do të zëvendësojë në paniknë, Antonio Conten, i cili u largua nga drejtimi i Interit disa ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga “Tëitter-i” zyrtar i Interit, ndërkohë nuk bëhen të ditura detajet e kontratës.

Edhe pse zyrtarizmi ka mbërritur ditën e sotme, puna e Inzaghit te zikatërit do të nisë në muajin korrik, kur dhe do të nisin grumbullimet e para të ekipit.

Sa i përket modulit të lojës, Inzaghi, ka të preferuar skemën 3-5-2, po ashtu si Conte, e për këtë arsye, besohet se lojtarët do e kenë fare të lehtë për të kuptuar filozofinë e tij të lojës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: