Avokati Erjon Kanxheri, deklaroi në “Studio 24” se organet tatimore sillen si organ politik dhe të paktën 5 vitet e fundit, kanë sjellje aggressive. Kjo sipas tij, vjen si pasojë e emërimeve të drejtuesve në kundërshtim me ligjin, me delegime apo komandime.

“Organet tatimore nuk janë organe politike, të njëanshme por shtetërore. Ndaj ligji jo më kot, mënyrën e organizimit dhe pavarësinë e strukturës tatimore e ka bërë me ligj të vecantë, statusin e nëpunësit civil”, tha avokati Kanxheri.

Erjon Kanxheri: Tatimorët në mënyrë sistematike, të paktën 5 vitet e fundit kanë sjellje aggressive ndaj biznesit. Organet tatimore nuk janë organe politike, të njëanshme por shtetërore. Ndaj ligji jo më kot, mënyrën e organizimit dhe pavarësinë e strukturës tatimore e ka bërë me ligj të vecantë, statusin e nëpunësit civil.

Funksioni që kanë ushtruar këto persona,është per drejtorinë e përgjithshme dhe komandohen për një afat ligjor, dhe këtu duhet parë një nga elementët. Nëse ligji i ka dhënë tatimorëve një status të nëpunësit civil për vendin e tij të punës, për heqjen nga puna. Komandimi është në kundërshtim me ligjin, ai thotë transferim i përkohshëm.

Por organet tatimore janë drejtuar prej vitesh nga persona pa emërimin e duhur dhe kjo ka sjellë cënim të shumë punonjësve të tatimeve që kanë eksperiencë dhe kanë investuar në karrierën e tyre.

Nga ana tjetër kjo sjell instrumentalizim të Tatimeve pasi një i emëruar me delegim apo komandim nuk e ka përgjegjësinë dhe garancinë e pozicionit dhe sjellja tatimore është pastaj si ato statistikat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb