NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
400 gr bukë e vjetër
250 ml qumësht
Vaj ulliri
200 gr pançetë
4 qepë të njoma
2-3 kokrra domate
3 kokrra vezë
200 gr krem djathi
Kripë, piper i zi
Arrë moskat, bar qepe
Përgatitja
Lyejmë një tepsi me vaj, vendosim si bazë feta buke (të thara) të vendosura si tjegulla. I spërkasim me qumësht dhe i lemë mënjëanë.
Vendosim 3 lugë vaj ulliri në një tigan, shtojmë në të pançetën të prerë në kubikë të vegjël, e kaurdisim atë duke shtuar më pas qepët të prera në unaza të holla, i skuqim pak për 3-4 minuta dhe i rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë domatet të qëruara nga lëkura dhe të prerë tulin në kubikë. I trazojmë të gjithë përbërësit për 5 minuta dhe më pas me këtë salcë me perime dhe pançetë mbulojmë fetat e bukës.
Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë më pas krem djathi dhe i përziejmë mirë derisa të formohet një salcë e lidhur. E rregullojmë salcën me kripë, piper të zi dhe arrë moskat dhe e shtojmë në tavë mbi shtresën me perime. E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djath pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Pasi gatimi të jetë pjekur e servirim pudrosur me pak bar qepe të grirë imët.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
