NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pulë fshati
500 gr makarona
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj
1 gotë verë të bardhë
Kripë, piper i zi

Pergatitja

Fillimisht ndajmë pulën në racione, ndërsa kockat, qafën dhe krahët i vendosim të zijenë në ujë me kripë për të përftuar një buljon me lëng mishi.

Racionet e mishit të pulës i vendosim në një tavë duke vendosur mbi çdo racion disa copëza të vogla gjalpi. E vendosim pulën të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Më pas e shuajmë mishin e pulës me pak verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë makaronat në tavë së bashku me një lugë vaj dhe i lemë 5 minuta në furrë sa të marrin pak ngjyrë. Më pas nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë buljonin e realizuar nga zierja e kockave të pulës. E rivendosim tavën në furrë dhe për 15 minuta të tjera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb