NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 kg mëlçi viçi
0.5 kg qepë të njoma
1 spec i kuq
3-4 kokrra domate
1 filxhan kafeje oriz
Kripë, piper i zi, nerden
Vaj ulliri
Majdanoz
Pergatitja
Fillimisht vendosim mëlçinë e viçit të ziejë. Më pas e presim në copa jo shumë të vogla. Presim jo shumë hollë qepët e njoma dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë specin të prerë hollë dhe domatet të prera në kubikë të vegjël (pa lëkurë). Shtojmë më pas majdanozin e prerë hollë, kripën, piperin dhe nerdenin. E lemë gatimin pak në zjarr sa përbërësit të lidhen me njëri – tjetrin.
Në një tavë hedhim orizin, më pas copat e melçisë. Sipër tyre vendosim masën e përgatitur me qepë dhe domate. Shtojmë dhe një gotë me ujë të nxehtë dhe e vendosim tavën në furrë për rreth 30 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
