Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr tul viçi
800 gr patëllxhanë
500 gr pure domate
1 qepë e madhe
200 gr mocarela
100 gr djath i bardhë
borzilok
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht pasi e kemi larë dhe tharë mirë, presim mishin në kubikë ose shirita. Kaurdisim qepën të prerë në kubikë derisa të zbutet, më pas shtojmë mishin dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë, i kaurdisim së bashku me qepën dhe mishin për pak minuta duke shtuar më pas salcën e domates. E rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi dhe gjethe borziloku të grirë dhe më pas largojmë tiganin nga zjarri, thërrmojmë pak djath të bardhë dhe në fund e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me feta mocarela dhe e vendosim gatimin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb