NGA zonja Katerina

Përbërësit

1 kg mish, 1.5 kg presh, 1-2 karrota, ½ gotë verë ose 1gj uthull, 1 spec gogozhare ose ½ ls piper i kuq, 1 filxhan pure domate ose 1 lgj salcë, 500 ml lëng mishi, Kripë, piper, dafinë, Majdanoz për servirje.

Përgatitja

Presim preshin në rrathë 2.5 cm dhe karrotat në fetëza të rrumbullakta. I vendosim në një tavë, i spërkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për 20 minuta.

Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim racionet e mishit së bashku me qepën. E shuajmë mishin me pak verë dhe më pas shtojmë specin gogozhare ose piper të kuq. Shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit, rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë të ziejë për rreth 45-50 minuta.

Kur mishi të jetë gati nxjerrim preshin nga furra dhe vendosim në tavë mishin me gjithë salcë. E rivendosim përsëri në furre dhe e lemë për 25-30 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb