Nga: ZONJA KATERINA

600 gr patate
600 gr patëllxhanë
3-4 domate
1-2 qepë të thata
1 thelpi hudhër
100 gr djathë kaçkavall të fortë
50 gr djathë pice
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, rigon
Borzilok ose nenexhik

Pastrojmë patatet dhe i presim në feta të rrumbullakëta. Gjithashtu dhe patëllxhanët pasi i kemi lenë në ujë me kripë për 2 minuta i presim në feta rrumbullake.

Patatet i spërkasim me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i rrjeshtojmë si tjegulla në një tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine. Në një tavë tjetër me letër kuzhine vendosim patëllxhanët të spërkatur me vaj ulliri, kripë dhe piper. I vendosim të dy tavat në furrë në temperaturën 200 gradë për 10-15 minuta. Nëse nuk kemi dy hapësira furre patatet mund t’i skuqim lehtë në mënyrë aldente në tigan me pak yndyrë.

Ndërkohë kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë hollë. Më pas shtojmë hudhrën dhe domatet të prera në kubikë të vegjel pa lëkurë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe borzilok dhe e lemë salcën të marrë 2-3 valë.

Marrim një tavë të thellë, hedhim pak nga salca e përgatitur dhe vendosim një shresë me patate, përsëri hedhim pak salcë duke e spërkatur me djathë kaçkavall të fortë. Vendosim një shtresë me patëllxhanë, salcë, djathë dhe përsëri shtresë me patate, salcë dhe djathë. Në fund fare e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë pice dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb