Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr kërpudha
500 gr kungull i verdhë
4 kunguj të njomë
350-400 gr spinaq
400 gr patate
Rigon
500 gr domate konservë
300 gr gjizë pa kripë
1 lgj gjalpë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht parangrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Pastrojmë kërpudhat dhe i skuqim me një lugë gjalpë, më pas i rregullojmë me kripë dhe piper të zi.
Kungullin e verdhë e presim në kubikë dhe e kalojmë në ujë të vluar me kripë për 5-7 minuta. Ndërsa kungujt e njomë i presim në ¼ horizontalisht dhe me pas i presim në copa të barabarta dhe i pjekim në zgarë.
Spinaqin e lajmë dhe e coptojmë me duar. Patatet i presim në feta. I vendosim më pas të gjitha perimet në një tas dhe i perziejmë së bashku duke i rregulluar me rigon, kripë e piper të zi.
I vendosim më pas në një tavë të lyer me gjalpë. Shtojmë dhe lëngun e domateve tek perimet, ndërsa pjesën e trashë të domateve konservë e përziejmë me gjizën dhe e shpërndajmë në tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
