Nga Zonja Katerina

Përbërësit

1 pulë mesatare, 1 pako makarona, 4 domate ose 1 filxhan pure, 1 shkop kanelle, 4 karafil ose 4 kokrra bahar, 3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Presim pulën në racione dhe e vendosim në tavë, e rregullojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

Pasi të jetë përgatitur pula e heqim dhe e vendosim në një pjatancë. Tek tava ku pula ka lëshuar lëngjet e veta shtojmë baharnat dhe purenë e domates së bashku me ujë të ngrohtë (në masë të makaronave). E vendosim tavën në furrë dhe e lemë sa të marrë valë, më pas shtojmë makaronat dhe në 5 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë në tavë dhe racionet e pulës. E lemë tavën dhe 5 minuta të tjera në furrë dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb