Nga: ZONJA KATERINA

1 kg sardele
3-4 patate
1 kokërr qepë
1 spec gogozhare
1-2 thelpinj hudhër
2-3 domate pure
1-2 domate në feta
3-4 lgj vaj ulliri
½ filxhan verë
1 tufë nenexhik
Kripë, piper, rigon

Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Më pas shtojmë specat dhe sapo të fillojnë të zbuten pak shtojmë kripën dhe domaten pure. Vazhdojmë kaurdisjen derisa salca të lidhet. Në fund shtojmë piper dhe rigon apo nenexhik sipas dëshirës.

Në një tavë hedhim pak vaj dhe vendosim patatet të prera në feta rrumbullake. Mbi shtresën me patatet hedhim gjysmën e sasisë së salcës së përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë për 20 minuta.

Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe vendosim sardelet me rradhë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Mbi sardele hedhim salcën e mbetur dhe lartë mbi salcë vendosim domatet të prera në feta rrumbullake. E spërkasim në fund me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon dhe e rivendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb