Nga: ZONJA KATERINA
4 kunguj mesatare
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 gotë oriz
1 tufë koper
2 gota qumësht
3-4 kokrra vezë
½ gotë ujë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Grijmë hollë qepën e thatë dhe qepën e njomë dhe i kaurdisim me vaj ulliri derisa të zbuten mirë. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin dhe kungujt të prerë në feta rrumbullake. I kaurdisim së bashku për pak minuta. Rrahim vezët duke shtuar qumështin e ngrohtë së bashku me pak ujë. E trazojmë mirë kremin dhe e hedhim mbi kunguj. E vendosim më pas gatimin në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
