Nga: ZONJA KATERINA
4-5 patate
4-5 lgj vaj ulliri
4-5 qepë të njoma
4-5 thelpinj hudhër
1 majë luge piper të kuq
2 tufëza koper
1-2 tufëza majdanoz
Kripë, piper i zi
Fillimisht presim patatet në feta rrumbullake, ndërsa qepët e njoma i presim hollë në unaza. Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët e njoma, më pas shtojmë patatet së bashku me erëzat. E kaurdisim gatimin për pak minuta, duke e rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Më pas e spostojmë nga tenxherja në një tavë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
